75 Mall Live Search
14:02 / E Mërkurë, 07 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pas Crystal Palace, edhe Man Utd dhe Arsenal refuzojnë ofertat e Everton

Everton kanë qenë mjaft aktiv gjatë këtij afati kalimtar.

Everton ka kompletuar me sukses transferimet e Moise Kean, Andre Gomes, Jean-Philippe Gbamin e Fabian Delph.

Megjithatë, duket se ekipi anglez nuk është ngopur ende.

Ai dje bëri një ofertë të çmendur për sulmuesin e Crystal Palace, Wilfried Zaha prej 76 milionë plus dy lojtarë të rinj.

Kjo ofertë u raportua se është refuzuar pasi që ekipi i Crystal Palace kërkonte më shumë para.

Sot është bërë e ditur se edhe Arsenal dhe Man Utd kanë refuzuar ofertat e Everton për Alex Iwobi, përkatësisht Chris Smalling, raporton Sky Sports, transmeton Indeksonline.

Everton kishte ofruar 30 milionë funte për Iwobin ndërsa kishin kërkuar ta marrin Smallingun nga Manchester United në formë huazimi për tërë sezonin./Indeksonline/