75 Mall Live Search
15:48 / E Mërkurë, 07 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ambasadori britanik takim lamtumirës në AKK

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli në takim lamtumirës me Ambasadorin e Mbreterisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell

Në takimin lamtumirës me Ambasadorin e Mbreterisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli shprehi mirënjohje dhe falënderime për kontributin e Ambasadës Britanike në Kosovë për mbështetjen e institucioneve të Kosovës, veçanërisht në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell,  gjatë takimit me Drejtorin e AKK-së, falënderoi Havolli për bashkëpunimin, duke theksuar se roli i Agjencisë Kundër Korrupsionit duhet të jetë kyç në raport me vendimet për zbatimin e ligjit dhe integritetin e institucioneve publike.

Ambasadori Ruairi O’Connell, gjithashtu shprehi përkushtimin e Ambasadës Britanike për bashkëpunim me Agjencinë Kundër Korrupsionit edhe në të ardhmen. 

Në shenjë falënderimi për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë, Drejtori i AKK- së i dhuroi nje çertifikat mirënjohje diplomatit Britanik,  Ruairi O’Connell.