Turqia dhe SHBA-ja krijojnë një qendër të përbashkët për operacionet në Siri
Turqia dhe SHBA-ja vendosën krijimin e një qendre të përbashkët për kryerjen e operacioneve ushtarake përballë tensioneve midis forcave kurde dhe turke në veri të Sirisë, njoftoi sot Ankaraja.
Njoftimi bëhet publik pas tre ditësh bisedimesh intensive me SHBA-në, në përpjekje për të shmangur një tjetër operacion ushtarak turk në veri të Sirisë.
Dy palët ranë dakord të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të shmangur shqetësimet e Turqisë dhe brenda këtij kuadri për të krijuar sa më shpejt në Turqi një qendër të përbashkët operacionesh, për të koordinuar dhe menaxhuar ngritjen e zonës së sigurisë me SHBA-në./