75 Mall Live Search
07:22 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Me protestë kundër padrejtësive në aeroportin “Adem Jashari”

Sot prej orës 08:00 punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” do të mbajnë protestë njëorëshe në kërkim të realizimit të të drejtave të tyre.

Para dy ditësh, sindikata e pavarur e këtij aeroporti përmes një konference për media shprehu shqetësimet e tyre për sipas tyre padrejtësitë që po u bëhen nga menaxhmenti i këtij aeroporti.

Ndër kërkesat e tyre janë kompensimin dhe beneficione tjera për rrezikshmërinë, eliminimin e dallimeve në paga, pagesën e përvojës së punës, orët e punës gjatë vikendeve të paguhen sipas ligjit të punës dhe pagesën e shujtës.