AAC: Mosmarrëveshjet në aeroport të zgjidhen me dialog
Shkaku i zhvillimeve të fundit në aeroportin “Adem Jashari”, ka reaguar edhe Autoriteti i Aviacionit Civil.
AAC-ja i bëri thirrje Sindikatës së Punëtorëve dhe organit menaxhues të ANP “Adem Jashari”, kompanisë “Lkia”, të zhvillojnë një dialog social dhe të gjejnë zgjidhje të pranueshme për të dyja palët brenda kornizës ligjore, në mënyrë që të parandalojnë pengimin e operimeve të aeroportit.
“E drejta në grevë është e garantuar me Kushtetutë dhe me akte juridike ndërkombëtare, të cilat zbatohen në vendin tonë, por paraprakisht duhet të shterohen mundësitë që ofron dialogu social”, thuhet në njoftimin e AAC-së.