Një grua gjen një foshnje në gjendje të rëndë para shtëpisë së saj në Tiranë
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Tiranë një grua u ballafaqua me një ngjarje të rëndë, por në të njëjtën kohë ajo u shndërrua në heroinë.
Dikush e kishte lënë një foshnjë (mashkull) afër shtëpisë së saj. Fëmija ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, gati të vdiste nga mos ushqyerja, shkruan Indeksonline.
Gruaja i ka ardhë në ndihmë atij, duke i dhënë qumësht dhe më pas e ka dërguar në Urgjencën e Tiranës.
Rastet e tilla kur foshnjat e sapolindura braktisen nga nënat nuk janë të rralla. Një dukuri kjo shqetësuese si në Shqipëri, por edhe në Kosovë./Indeksonline/