75 Mall Live Search
11:41 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pasi e shitën po e shajnë, kritika të rënda në drejtim të Lukakut

Romelu Lukaku po mbyll transferimin tek Interi, ndërkohë që Gary Neville ka nxituar të përshëndesë drejtuesit e Manchester United, se morën vendimin e duhur.

Merkatoja e kësaj vere është mbizotëruar nga spekulimet mbi të ardhmen e sulmuesit të kombëtares së Belgjikës.

Interi ka qenë në “pole position” për të, por së fundi në lojë u fut edhe Juventusi, duke përdorur si “karrem” Paulo Dybala.

Tashmë, atij iu plotësua dëshira për të luajtur në Serie A, me fanellën zikaltër, ku do të kalojë sot testet mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën 5-vjeçare.

Lukaku shënoi 42 gola për “Djajtë e Kuq”, në 96 paraqitje me ta, ndërkohë që më parë kishte luajtur edhe për Chelsea, West Brom dhe Everton në Premier League.

Belgu është përballur edhe me kritika për mbipeshën e tij dhe kontributin jot ë pritshëm nën drejtimin e Jose Mourinho dhe Ole Gunnar Solskjaer. Shumë mendojnë se Manchester United nxitoi me largimin e tij, pa gjetur një zëvendësues të përshtatshëm. Megjithatë, legjenda e këtij klubi, Neville, beson se është vepruar drejt dhe saktë.

“Lukaku pranoi se ishte mbipeshë. Ai është mbi 100 kg dhe një lojtar i Manchester United! Ai mund të shënojë gola dhe të bëjë mirë tek Interi, por mungesa e profesionalizmit është ngjitëse”, ka shkruar Neville në Twitter. /IndeksOnline/