75 Mall Live Search
11:51 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dhunë familjare për çdo ditë, rastet e ndodhura dje

Dhuna në familje është bërë e shpeshtë në Kosovë.

Për çdo ditë, në raportin 24-orës të policisë, raportohen për raste të ndryshme të dhunës së ushtruar në familje, transmeton Indeksonline.

Disa raste të përmbledhura në raportin e policisë e që tri janë vetëm në Prishtinë.

“Viktima femër K-shqiptare njofton se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K-shqiptar .Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. S’ raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante”, thuhet në raportin e PK-së.

Rasti tjetër, ka ndodhur në Prishtinë, ndaj viktimës femër.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar pasi që ai ka bërë presion të vazhdueshëm ndaj viktimës femër K-shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Një person tketër ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër.

“Viktima ka refuzuar ndihmën mjekësore, ndërsa është informuar mbrojtësi i viktimave dhe QPS-ja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, theksohet për këtë rast.

Ndërsa, në Istog, Policia ka arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër  pasi që pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar fizikisht viktimat.

Viktimat kanë pësuar  lëndime të lehta trupore kanë pranuar trajtim mjekësor.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari ndalohet 48 orë në mbajtje, ndërsa e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt./Indeksonline/