Gaboje penalltinë ose e “han” plumbin, futbollisti gjuan nën kërcënimin e armës
Një video interesante por edhe e rrezikshme është shpërndarë shumë shpejt në rrjetet sociale.
Derisa përgatitej të gjuante penalltinë një futbollist kishte hallin tjetër, shkruan Indeksonline.
Një tifoz i kishte drejtuar armën derisa ai ishte gati të gjuaj penalltinë.
Fatmirësisht gjuajtja e tij nuk ishte e saktë dhe topi doli jashtë.
Ka shumë raste, sidomos në Amerikën latine kur futbollistët janë vrarë pasi e kanë humbur penalltinë. /IndeksOnline/