Goditet 4-vjeçari me veturë, gjendja e tij shëndetësore e rëndë
Një fëmijë është goditur sot nga një veturë në qendër të Podujevës.
Burimet e Indeksonline kanë thënë se fëmija, rreth moshës 4-vjeç, është goditur nga një veturë dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Fëmija fillimisht është dërguar në Emergjencën e Podujevës e më pas është nisur drejt QKUK-së.
Policia ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin./Indeksonline/