75 Mall Live Search
15:13 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Partia e Haradinajt i deponon nënshkrimet për seancën e 22 gushtit

Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës kanë bërë të ditur se kanë dorëzuar sot nënshkrimet për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit me 22 gusht, me vetëm dy pika të rendit të ditës, votimi i IPA 2018 dhe shpërndarja e Kuvendit të Kosovës

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, shefi i Grupit parlamentar të kësaj partie, Ahmet Isufi, ka shkruar se AAK-ja është gati për procesin zgjedhor, derisa, shkruan se janë të bindur edhe për fitore.

“Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës është gati për procesin zgjedhor që na pret, e bindur në fitore për shkak të qeverisjes dinamike dhe vendimeve të mëdha që janë marrë nga qeveria “Haradinaj” dhe vendimet e mëdha që pritet të merren në të ardhmen. Tashti më e fuqishme se kurrë Aleanca është e gatshme me ofertën më të mirë të forcimit të lidhjes së qytetarit me shtetin, dhe me vizion të qartë për të ardhmen euroatlantike. Për 100% shtet !”, ka shkruar Isufi.

Sot gjatë ditës, ndërkaq nëshkrimet për seancë i ka dorëzuar edhe PSD-ja .