75 Mall Live Search
15:32 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Reçica jep një lajm të mirë për qytetarët që kanë punuar në Zvicër

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka njoftuar qytetarët të cilët kanë punuar në shtetin e Zvicrës se nga data 1 Shtator 2019, mund të fillojnë ti paraqesin kërkesat për përfitim të pensioneve dhe beneficioneve, në bazë të Marrëveshjes për Sigurime Sociale mes Kosovës dhe Zvicrës, e nënshkruar vitin e kaluar.

Ky është njoftimi i plotë:

Një lajm i mirë për qytetarët e Republikës së Kosovës!

Qytetarë të dashur, ju pensionistë të nderuar,

Të gjithë ju që keni kontribuar në shtetin e Zvicrës, nga tani mund të filloni ti paraqisni kërkesat për përfitim të pensioneve dhe beneficioneve, në bazë të marrëveshjes për Sigurime Sociale mes dy shteteve tona.

Kjo marrëveshje të cilën e nënshkruam vitin e kaluar hyn në fuqi nga 1 Shtatori, duke i dhënë mundësinë qytetarëve që të gëzojnë një të drejtë e cila u ishte mohuar për një kohë të gjatë.

Urime për të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë derdhur djersën dhe kontribuar për familjet e tyre për aq vite. Falënderoj shtetin e Zvicrës për gatishmërinë për ti dhënë zgjidhje çështjes së sigurimeve sociale mes dy shteteve tona.
Informatat rreth procedurave të aplikimit mund ti gjeni në linkun e më poshtëm:

https://mpms.rks-gov.net/marreveshja-per-sigurime-sociale-…/