75 Mall Live Search
17:22 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Emina Çunmulaj dedikim romantik për bashkëshortin

Emina Çunmulja njihet si një nga modelet më seksi dhe më të njohura shqiptare.

Përkundër famës dhe pasurisë që posedon ajo ka arritur të qëndroj e thjeshtë, pozitive dhe unike, shkruan Indeksonline.

Modelja e cila është e martuar me miliarderin iranian, Sam Nazarian është nënë e dy vajzave dhe ka një jetë të lumtur familjare të cilën e tregon edhe në postimet që bën në rrjetet sociale.

Së fundi ajo ka përzgjedhur një fotografi përkrah bashkëshortit teksa ka bërë një dedikim romantik.

“Do të shkoja në pjesën tjetër të botës për ty”, ka shkruar Emina në mbishkrimin e imazhit./Indeksonline/