Sot fillon sezoni i ri në Premier Ligë
Me datë 9 gusht, ditë e premte, do të fillojë sezoni i ri i Premier Ligës.
Ndeshja hapëse do të jetë ajo ndërmjet kampionit të Evropës, Liverpool dhe skuadrës së promovuar në Ligën Premier, Norwich me fillim prej orës 21:00, shkruan Indeksonline.
Po ashtu, afati kalimtar për ekipet angleze ka përfunduar dje, me skuadrat e Premier Ligës duke bërë një merkato të mirë.
Man City, Liverpool, Chelsea, Tottenham, Arsenal e Man Utd do të luftojnë për fronin e Premier Ligës dhe për 4 vendet që dërgojnë në Ligë të Kampionëve.
Këto janë të gjitha ndeshjet e javës së parë në Premier Ligë:
Liverpool – Norwich City, e premte 21:00
West Ham United – Man City, e shtunë 13:30
Bournemouth – Sheffield United, e shtunë 16:00
Burnley – Southampton, e shtunë 16:00
Crystal Palace – Everton, e shtunë 16:00
Watford – Brighton Hove and Albion, e shtunë 16:00
Tottenham – Aston Villa, e shtunë 18:30
Leicester – Wolves, e diel 15:00
Newcastle – Arsenal, e diel 15:00
Man Utd – Chelsea, e diel 17:30/Indeksonline/