Prokuroria e Shtetit: Vetëm dje kemi ngritur 32 aktakuza
Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24- orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 32 aktakuza kundër 44 personave për vepra të ndryshme penale, si edhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 25 persona të ndryshëm.
Po ashtu, prokurori i shtetit, ka bërë gjashtë kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si edhe ka kryer dy bastisje në dy lokacione të ndryshme, ku si pasojë janë sekuestruar armë, sasi e substancave narkotike, të llojit marihuanë, 31 qese najloni të mbushura me pluhur të bardhë e dyshuar të jetë substancë narkotike e llojit kokainë me peshë prej rreth 21 gramë, si edhe janë sekuestruar disa aparate të lojërave të fatit./Indeksonline/