75 Mall Live Search
12:47 / E Premte, 09 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kosova U-16 ndeshet sot me Poloninë

Basketbollistët e Kosovës U16 sot do të kenë ndeshjen e dytë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po mbahet në Podgoricë.

Dardanët e rinj do të ndeshen me Poloninë nga ora 18:15.

Ky është takimi i dytë për Kosovën, pas humbjes nga Hungaria.

Pjesë e këtij grupi janë edhe Suedia, Norvegjia dhe Bullgaria.

Synimet e Kosovës janë të fitojnë përvojë dhe të bëjnë paraqitje sa më të mira.