75 Mall Live Search
14:14 / E Premte, 09 Gusht 2019 / indeksADMonline

Varroset gruaja e vrarë nga burri, në Prizren

Armenda Aliu mbeti e vrarë nga 15 plumba të shkrehur nga bashkëshorti i saj.

Ajo u vra të martën rreth orës 23:00 në rrugën “Hysni Morina” në Prizren nga i shoqi.

Ndërsa, sot, shumë familjarë, miq e të tjerë, janë mbledhur në varreza të Podujevës, për t’i dhënë lamtumirën e fundit, të së ndjerës që u vra në Prizren.

Ky krim tronditi mbarë opinionin, duke bërë thirrje për ngritjen e vetëdijes ndaj dhunës dhe vrasjes së grave, ku pati reagime edhe nga politikanët.

Burri pasi e kishte vrarë bashkëshortën, e kishte lajmëruar policinë dhe vëllanë për krimin makabër.

Më poshtë e pamje nga varrimi i Armenda Aliut në varreza të Podujevës, te xhamia e vjetër./Indeksonline/