75 Mall Live Search
18:48 / E Premte, 09 Gusht 2019 / indeksADMonline

Arrestohet edhe një person për grabitjen në Shtime

Policia e Kosovë e ka arrestuar edhe një person për grabitjen në Shtime, ku mbeti i vrarë i dyshuari për vjedhje, Fehmi Gashi dhe u plagos pronari i shtëpisë, A.Ndrecajt.

Arrestimin edhe të një personi e ka konfirmuar edhe Zëdhënesi i Policisë për Rajonin e Ferizajit, Mehmetali Hadini, shkruan Indeksonline.

“Po e konfirmoj se jemi duke kryer disa bastisje në rajonin e Prishtinës dhe Pejës. Në Prishtinë është arrestuar një person si i dyshuar i mundshëm të cilin e kemi sjellur për intervistim në Drejtorinë Rajonale në Ferizaj.”, ka thënë Haidini.

Mësohet se inicialet e të arrestuarit janë A.T,.

4 plaçkitës të armatosur kishin tentuar të hyjnë me forcë në shtëpinë e mërgimtarit i cili sapo kishte ardhur nga Zvicra për pushime në Kosovë./Indeksonline/