Beyonce shtatzënë për herë të katër? Mundohet ta fsheh barkun
Diva e muzikës, Beyonce mund të jetë në pritje të fëmijës së saj të katërt.
Adhuruesit e Beyoncé janë të bindur që ylli është shtatzënë dhe këtë po mundohet ta fsheh.
37-vjeçarja ka ndarë disa imazhe nga pushimet e saj verore me familjen në Hamptons, dhe përfshiu disa foto në një veshje mahnitëse vjollcë teksa theksonte linjat e saj, por diçka nuk shkonte me këtë foto.

Në një nga fotografitë këngëtarja shihet teksa po mbulonte barkun me krahët dhe çantën e purpurt, që ishte prova e mjaftueshme për t’i bindur ata që ajo është shtatzënë.
“Ajo qartazi po fsheh barkun e saj, 4 është numri i saj i preferuar, pse nuk do të mbetet shtatzënë me fëmijën numër 4?”, tha njëri nga komentuesi.

“A po fsheh ajo barkun e saj?????” shkroi një tjetër adhurues.
Kujtojmë që Beyonce dhe bashkëshorti i saj, Jay-Z janë prindërit të tre fëmijëve./Indeksonline/