75 Mall Live Search
20:23 / E Premte, 09 Gusht 2019 / indeksADMonline

Diçka nuk shkon me imazhin e fundit të Dua Lipës

Dua Lipa qëndroj në Kosovë edhe këtë vit për të marrë pjesë në organizimin e festivalit “Sunny Hill”.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, u ngjit në skenë me DJ e njohur Calvin Harris, për të kënduar hitin e përbashkët “One Kiss”.

Dua menjëherë pas përfundimit të festivalit udhëtoj drejt Amerikës, saktësisht në Los Angjelos atje ku edhe po punon për projekte të reja.

Në një imazh që ajo publikoj së fundi shihet e veshur shumë thjeshtë dhe veshje tipike të stilit të saj.

Mirëpo ishte diçka që nuk shkonte me këto imazhe, vet këngëtarja e vuri re këtë detaj, ajo bëri zoom in në foton e saj për të theksuar një gjë të çuditshme. Gishti i saj i madh i dorës është harkuar në një mënyrë të çuditshme, “A jam mirë”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e imazheve.

Ndryshe, ajo ka paralajmëruar se brenda vitit do të publikoj projekte të reja./Indeksonline/