Po kalonin lumin në këmbë, i merr rrjedha; vdes një grua shqiptare, tjetra në spital
Nje ngjarje e rende raportohet nga Tepelena. Nje grua ka humbur jeten, nderkohe qe nje tjeter eshte derguar me urgjence ne spital, pasi teksa kalonin lumin i rrembeu rrjedha.Ne informacionin paraprak, policia ben me dije se ngjarja ka ndodhur ne lumin Vjosë, pranë fshatit Dragot.
“Shtetaset E.B. dhe S.Sh. të dyja banuese në Këlcyrë, duke kaluar lumin, i ka rrëmbyer rrjedha e ujit. Për pasojë shtetasja E.B. ka ndërruar jetë”- ben me dije policia.
Informacion paraprak
Në lumin Vjosë, pranë fshatit Dragot, bashkia Tepelenë, shtetaset E.B. dhe S.Sh. të dyja banuese në Këlcyrë, duke kaluar lumin, i ka rrëmbyer rrjedha e ujit.Për pasojë shtetasja E.B. ka ndërruar jetë ndërsa shtetasja S.Sh. është transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër.