Pas Prishtinës, Miley Cyrus po shijon në maksimum pushimin në Itali
Miley Cyrus pas pjesëmarrjes në “Sunny Hill”, ku dhuroi performancë madhështore ka udhëtuar drejt Italisë.
Këngëtarja përmes rrjeteve sociale ka publikuar disa imazhe nga vendet që ka vizituar atje.

Kjo njëherësh ishte mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur thashethemeve se është shtrirë në repart psikiatrik.
Miley shfaqi linjat trupore në videot që publikoi në Instagram, ku bën lëvizje provokuese para kamerës.
Për ndryshe, Miley Cyrus është e martuar me Liam Hemsworth, me të cilin thuhet se po kalon një krizë në lidhje.