75 Mall Live Search
16:15 / E Shtunë, 10 Gusht 2019 / indeksADMonline

Mazrekaj nuk pensionohet, arrin marrëveshje me Llapin

Sulmuesi i njohur kosovar, Mentor Mazrekaj duket se i ka rënë pishman për vendimin e marrë ditë më parë.

Anësori nga Prishtina deklaroi ditë më parë se i ka dhënë fund karrierës së tij futbollistike.

Por duket se lojtari do të vazhdoj të luaj dhe tani në elitën e futbollit kosovar.

Pritet që Mazrekaj ti bashkohet Llapit, skuadër me të cilën ka arritur marrëveshje.

Ai është takuar me trajnerin Tahir Batatina ku kanë arritur marrëveshje.Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të bëhet gjatë ditëve të ardhshme.