75 Mall Live Search
17:27 / E Shtunë, 10 Gusht 2019 / indeksADMonline

Rekordi i pabesueshëm i Zinchenkos, të gjitha ndeshjet e Premier Ligës i ka fituar

Man City dhuroi spektakël në ndeshjen e parë të sezonit duke mundur 5:0 West Hamin dhe duke treguar se edhe këtë vit Citizens do ta kenë fjalën përfundimtare në luftën për titull.

Kësaj fitoreje i shtohet edhe një statistikë mbresëlënëse nga Oleksandr Zinchenko, shkruan Indeksonline.

Të gjitha ndeshjet në Premier Ligë në të cilat ukrainasi ka qenë në lojë i ka fituar.

Një përqindje 100% e ukrainasit, i cili nga 23 ndeshje i ka 23 fitore./Indeksonline/