75 Mall Live Search
18:20 / E Shtunë, 10 Gusht 2019 / indeksADMonline

Romagnoli i lumtur me tifozërinë kosovare: Shpresoj t’i kënaqim edhe në fushë

Alessio Romagnoli është deklaruar para përballjes miqësore që Milani do ta zhvillojë ndaj Feronikelit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga ora 20:45.

Në një intervistë për RTV Dukagjini, kapiteni i Rossonerëve ka thënë se është shumë i lumtur që gjendet në vendin tonë dhe që do të mundohen t’i kënaqin tifozët shqiptarë.

“Jam shumë i kënaqur që jemi këtu, i lumtur që kam parë shumë tifozë të Milanit dhe ky gëzim do të vazhdojë edhe në fushë”, ka thënë lideri i skuadrës italiane.

“Meqenëse ne jemi në fazën përgatitore, ne do të shpresojmë që të zhvillojmë një ndeshje të mirë dhe t’i kënaqim tifozët tanë”, ka shtuar më tej Romagnoli.

Ndeshjen miqësore Feronikeli – Milan do ta drejtoj gjyqtari kosovar Genc Nuza me ndihmësit Fatlum Berisha e Bujar Selimaj.

Deri më tani janë shitur mijëra bileta për këtë takim, i cili fillon nga ora 20:45.