Pjesëmarrje e vogël e tifozëve në “Fadil Vokrri”
Vetëm pak çaste para fillimit të ndeshjes ndërmjet Feronikelit e Milanit, tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” nuk janë mbushur as përafërsisht dhe këto pamje nuk japin përshtypje të mirë.
Çmimi i lartë i biletave sigurisht ka ndikuar që numri i shikuesve të mos jetë shumë i madh, por gjithsesi pritet që deri në fillim të ndeshjes tribunat të marrin pamje tjetër.



