Shkurta krenare me të bijën, stërmbesën e Enver Hoxhës
Rezarta Shkurta ishte një nga këngëtaret më të dashura për publikun, por ajo prej vitesh është larguar nga muzika.
Tashmë ajo i është dedikuar fotografisë. Shkurta është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe ndan momente me vogëlushen e saj Hera. Këtë herë ajo ka zbuluar talentin e vogëlushes së saj që duket se e ka trashëguar pikërisht prej së ëmës.
Hera shfaqet duke pikturuar disa luledielli në telajo, dhe për këtë gjë Shkurta është krenare me të bijën, stërmbesën e Enver Hoxhës.

Rezarta u vendos në qendër të vëmendjes së medias pasi bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha u përfshi në trafikun e drogës.