Përdori sende të forta për ta rrahur ish gruan dhe djalin, arrestohet shqiptari
Policia e Elbasanit ka arrestur 50-vjeçarin me inicialet N.J, pasi ka ushtruar dhunë fizike duke goditur me sende të forta ish bashkëshorten dhe djalin.
Gjatë konfliktit me bashkëshorten dhe djalin, sulmuesi është dëmtuar edhe vetë, por edhe vëllai i gruas, që ka ndërhyrë për të qetësuar konfliktin.
Të katërt kanë marrë lëndime trupore dhe ndodhen në spital jashtë rreziku për jetën.
Kurse rasti u cilësua si “Dhunë në familje”.