75 Mall Live Search
14:02 / E Diele, 11 Gusht 2019 / indeksADMonline

Tajfuni godet Kinën, 18 të vdekur, mbi 1 milion janë evakuuar

Një tajfun i fuqishëm ka goditur Kinën duke lënë të vdekur 18 persona.

Me një shpejtësi ere prej 187km/h tajfuni i quajtur “Lekima” është tajfuni i nëntë që po e godet Kinën këtë vit, transmeton Indeksonline.

Rreth 14 persona janë zhdukur pas kësaj ngjarjeje. Raportet thonë që 200 shtëpi janë demoluar totalisht ndërsa 3200 të tjera janë prekur nga ky tajfun.

Më shumë se 1 milionë njerëz janë evakuuar para se stuhia të godiste, raportojnë mediat kineze.

3023 fluturime në Shanghai dhe në qytetet tjera janë anuluar dhe po ashtu 1200 udhëtime me tren nuk janë realizuar./Indeksonline/ Y