75 Mall Live Search
18:39 / E Diele, 11 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit uron Bajramin: Uroj që të jemi më vullnetmirë dhe të ndihmojmë të gjithë ata që kanë nevojë

Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka uruar Festën e Kurban Bajramit.

Ai përmes një postimi në facebook ka thënë se në këtë ditë feste e gëzimi, të gjithë qytetarët e besimit islam dëshmojnë sakrificën, devotshmërinë, mëshirën dhe zemërgjerësinë për njëri tjetrin.

Ja postimi i tij:

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, të gjithë besimtarëve myslimanë ju uroj shëndet, mbarësi e begati!
Në këtë ditë feste e gëzimi, të gjithë qytetarët e besimit islam dëshmojnë sakrificën, devotshmërinë, mëshirën dhe zemërgjerësinë për njëri tjetrin.
Uroj që për këtë festë të jemi më vullnetmirë dhe të ndihmojmë të gjithë ata që kanë nevojë, duke kultivuar vlerat e mirëfillta humane dhe solidare, për një familje dhe shoqëri të shëndoshë. 
Me fat Kurban Bajramin!