22:27 / E Diele, 11 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kujdes nëna, ky virus i rrezikshëm mund të transmetohet nga mos pastrimi i duarve tek fëmiu juaj

Nëna duhet të keni kujdes sepse fëmiu juaj mund të mbetet përgjithmonë i paaftë si pasojë e virusit CMV i cili mund të transmetohet nga mos pastrimi i duarve.

Pam Rogers nuk kishte dëgjuar kurr më parë për CMV, derisa doktorët i thanë që fëmiu i saj vuan nga CMV, shkruan The Sun, transmeton Indeksonline.

CMV është virus i zakonshëm dhe mund të jetë me pasoja të përhershme nëse nëna e kontrakton atë gjatë kohës sa është shtatzënë.

Pam, 31 vjeçare nga Canberra e Australisë tashmë është duke sensibilizuar nënat për pasojat e CMV pasi që djali i saj Christopher, që tashmë është 5 vjeçar nuk do të mund kurr të fol dhe të ec.

Ajo ishte në javën e 31 të shtatzanisë kur iu kishte kumtuar lajmi së fëmiu i saj ka trurin e pazhvilluar dhe shenja të mikrocefalisë.

Doktorët i kishin thënë Pam dhe bashkëshortit të saj Tom që të ndërpresin shtatzaninë, por që ata kishin refuzuar dhe Christopher kishte lindur më 2013 me paralizë cerebrale, epilepsy, i verbër dhe i shurdhër në njërin vesh.

Virusi mund të kalohet nga nënat shtatzëna tek fëmiu, ndërsa për të parandaluar virusin duhet pastruar duart me rregullisht, e posaçërisht pas ndrrimit të pampersit, pas ushqimit të fëmijëve dhe pas pastrimit të hundëve./Indeksonline/