Tifozët e PSG me kore kundër Neymar
Zërat e fundit në merkato, kanë acaruar tej mase tifozët e PSG-së, të cilët nuk e duan në skuadër Neymar.
Mbrëmjen e sotme, teksa kampionët në fuqi të Francës, ishin duke u përballur me Nimes, në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të Ligës 1, tifozët parisienë kanë shpërthyer në kore ofenduese ndaj brazilianit.
“Nejmar bir k***”, ishte kori më i zakonshëm që pushtoi stadiumin, ndërkohë që nuk munguan as banderolat “Neymar largoi”.
Tashmë duket e qartë, që e ardhmja e yllit brazilian do të jetë larg kryeqytetit francez. Destinacioni i tij i mundshëm është Spanja.
PSG ultras scream “Neymar, son of a b**ch” #PSGNO pic.twitter.com/O2UPnfNQ2b
— Lee Davey (@leedavey99) August 11, 2019