75 Mall Live Search
09:27 / E Hënë, 12 Gusht 2019 / indeksADMonline

Versace i kërkon falje Kinës pas incidentit me bluza

Marka luksoze Versace ka kërkuar falje pasi një imazh në njërën prej bluzave të saj duket se ka bërë që Hong Kong dhe Macau të duhen si territore të pavarura.

Pas kritikave të ashpra në mediat sociale në Kinë,  Versace tha që kishte bërë një gabim dhe kishte ndaluar shitjen e tyre.

Në kërkim falje thuhet se kompania  “respekton sovranitetin territorial të shtetit të Kinës”.

Drejtoresha artistike e markës, Donatella Versace, lëshoi ​​një ndjesë të ngjashme.

“Asnjëherë nuk kam dashur të mos e respektoj Sovranitetin Kombëtar të Kinës dhe kjo është arsyeja pse kam kërkuar që personalisht të kërkoj falje për një pasaktësi të tillë dhe për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar,” tha ajo në llogarinë e saj në Instagram.

Versace është marka e fundit e huaj që po përballet me reagimie për mos respektimin e pretendimeve territoriale të Kinës.

Bluzat, imazhet e të cilave u ndanë në mediat sociale, shfaqnin çifte të qyteteve, si Milano-Itali dhe London-UK. Këto gjithashtu përfshinin Hong Kong-Hong Kong dhe Macau-Macau.

Kina ka qenë gjithnjë e më e rreptë në atë se si kompanitë e huaja e përshkruajnë Hong Kongun, i cili është pjesë e Kinës, por ka një status të veçantë, duke u ofruar njerëzve më shumë autonomi. Macau është një rajon i veçantë administrativ i Kinës.