75 Mall Live Search
10:22 / E Hënë, 12 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ish- oficeri i KFOR-it thotë se ka për qëllim që Norvegjia ta tërheq njohjen e Kosovës

Norvegjezi Christian Kash, ish oficer i KFOR-it i cili ishte i ngarkuar për marrëdhënie me publikun, ka deklaruar se “Florim Ejupi, i cili ishte i dyshuar për sulm ndaj autobusit të Nish Ekspresit në vitin 2001, është liruar sepse ka punuar për CIA”.

Ai për gazetën serbe “Politika” ka thënë se është e pamundur të arratisesh nga Bondsteeli, ku ishte Ejupi në paraburgim, por se ai është liruar”.

Sipas fjalëve të tij, kur ka ardhur misioni i KFOR-it në Kosovë “është dashur të caktohet ora policore, ligji ushtarak”.

“Në vend të kësaj, deshëm të bëhemi heronj, çlirimtarë. Lejuam që UÇK të bëhet Polici e Kosovës”, ka pretenduar Kash, duke folur për “gabimet më të mëdha të misionit ndërkombëtar”.

Ai tregon se si ka dorëzuar lutje zyrtare patriarkut Irinej, që të pranohet në përqafim të Kishës Ortodokse Serbe.

Kash gjithashtu pretendon se “qëllimi i tij është të luftojë që Norvegjia ta tërheqë njohjen e Kosovës”.

“Kam biseduar me shumë njerëz për këtë, dhe si anëtar i partisë Demokracia, para dy vitesh u përpoqa të hyjë në parlament, por nuk pata sukses. Sikur të ndodhte kjo, do të propozoja qeverisë ta tërheqë njohjen”, ka thënë Kash