Vëllai plagos vëllain nga pakujdesia në Prishtinë, prindi arrestohet nga policia për armëmbajtje pa leje
Në fshatin Barilevë të Prishtinës, të shtunën është arrestuar një person, për veprën penale armëmbajtje pa leje.
Si pasojë e armës që mbante, fëmija i tij nga pakujdesia ka plagosur vëlllain e tij. Kjo është bërë e ditur nga Polica e Kosovës, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është lëshuar në procedurë të rregullt.
” Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili është intervistuar për veprën penale armëmbajtje pa leje, pasi që më datën e lartëcekur, fëmija i të dyshuarit është plagosur nga vëllai i tij – me armën e prindit të tyre. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Indeksonline/