Goditet nga një shtetas shqiptar ariu i Prizrenit në autostradë, lëndohen tre persona
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në orën 03:40 në Austraën Ibrahim Rugova është goditur një ari, ndërsa si pasojë e aksidentit vozitësi shtetas i Shqipërisë dhe dy pasagjerë të tjerë kanë pësuar lëndime.
“Vozitësi mashkull shqiptar i R. Shqipërisë me veturë ka goditur ariun i cili kishte dalë në rrugë. Si pasoj e aksidentit, vozitësi dhe dy pasagjer kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport, pwrcjellë Indeksonline.
Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ariun problematik që shkaktonte dëme në komunën e Prizrenit. Javë më parë ky ari ishte bërë i famshëm, pasi sipas banorëve, kishte mbytur 38 dele në dy lokacione të ndryshme dhe kishte dëmtuar pesë koshere me bletë.
(FOTO ILUSTRIM)