Ilda Bejleri kritikohet për gjuhën që përdori, ajo ka një përgjigje
Gazetarja e sportit Ilda Bejleri është mjaft e dashur dhe e njohur për publikun shqiptar për shkak të emisioneve që ka drejtuar, shkruan Indeksonline.
Ajo së fundmi është paraqitur nga Greqia ku ka kaluar pushime të paharrueshme, për faktin se vazhdimisht ka publikuar fotografi nga vende mjaft luksoze.
Ilda madje kishte një kritikë për shqiptarët që jetonin në Greqi apo vende të tjera dhe flisnin gjuhë të tjera e nuk flisnin shqip.
Kjo ka qenë arsyeja pse një nga fansat e saj ka ‘shpërthyer’ pasi në fotografinë e publikuar nga Ilda ajo ka zgjedhur një mbishkrim në gjuhën angleze.
Fansi e ka kritikuar Ildën se pse ajo po përdorë gjuhën angleze kur kritikonte të tjerët për përdorimin e gjuhëve të huaja.
Ilda tha : “Po si tja bëj kur ata që më ndjekin nuk janë të gjithë Shqiptarë?!”. /Indeksonline/
