75 Mall Live Search
17:31 / E Hënë, 12 Gusht 2019 / indeksADMonline

Tayna X Dafina, një milion shikime në Youtube

Janë dy nga këngëtaret më të komentuara të estradës.

Dy nga femrat më të suksesshme kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim.

Ende pa u bërë 24 orë, ato arritën një milion shikime në Youtube, shkruan Indeksonline.

Tayna dhe Dafina Zeqiri dje lansuan duetin e tyre, befasi kjo për publikun.
Kënga mbanë titullin “Bye Bye” dhe u prit shumë mirë nga publiku.

Melodinë e kanë krijuar dy vajzat, ndërsa tekstin e ka shkruar Tayna./Indeksonline/