75 Mall Live Search
08:11 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

Alisson për 12 muaj, ka luajtur 72 ndeshje, duke udhëtuar 80 mijë km., pa pushim

Analistët e futbollit anglez e kanë lidhur lëndimin e portierit të Liverpoolit Alisson me mungesën e pushimit.

26- vjeçari u lëndua në ndeshjen kundër Norwichit dhe trajneri Jurgen Klopp e ka konfirmuar që ai do të mungoi disa javë.

Alisson gjatë gjithë edicionit 2018/19 nuk ka pasur asnjëherë pushim, duke zhvilluar të gjitha ndeshjet me Liverpoolin në Premier Ligë e Ligën e Kampionëve, më pas me Brazilin në Kupën e Amerikës.

Federata Ndërkombëtare e Asociacioneve të Futbollistëve, ka reaguar në lidhje me kalendarin e ngjeshur të Premier Ligës dhe ka thënë se futbollistët po dëmtohen nga ai. /Indeksonline/