50 Cent i kundërpërgjigjet Mayweatherit, thumbon keq boksierin
Po vazhdon ‘lufta’ verbale në mes të reperit, 50 Cent dhe boksierit, Floyd Mayweather.
Pas deklaratave të Mayweather se karriera e reperit ka dështuar, është 50 Cent që ia ka kthyer përmes një postimi në Instagram e cila në fillimi dukej se ishte përgjigje positive dhe për të qetësuar situatën.
Por, reperi ka thumbuar boksierin me fjalinë e fundit të postimit, shkruan Indeksonline.

“Tregoni Floydit që ai ka fituar ai është më i miri i të gjitha kohërave, dhe askush nuk mund t’i marrë meritat e tij me atë çfarë ka bërë në jetë. Tani i’u lutem mund të ia lexoni dikush këtë kampionit.” Ka shkruar reperi duke iu referuar ‘analfabetizmit’ të boksierit Mayweather.
Ditë më parë 50 Cent kishte publikuar një video në të cilën ka sfiduar Mayweather që të lexonte një faqe nga libri Harry Potter. 50 Cent tha se do të dhuronte 750 mijë dollarë për bamirësi nëse boksieri do të ishte në gjendje ta bënte këtë./Indeksonline/