75 Mall Live Search
11:12 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

Humb jetën një 70- vjeçar në plazhin e Spilesë

Një 70- vjeçar ka ndërruar jetë gjatë paradites së sotme në plazhin e Spillesë.

Viktima është Gjon Vuksani, ndërsa dyshohet se shkak i vdekjes së tij ka qenë një sulm kardiak.

Vuksani jetonte në Tiranë, ndërsa në plazhin e Spillesë kishte shkuar për pushime.

Kjo nuk është hera e parë që pushuesit humbin jetën në plazh si pasojë e arrestit kardiak. 

Kjo për shkak edhe të temperaturave të larta që janë shënuar në bregdetet shqiptare këtë vit që kanë ndikuar në përkeqësimin e sëmundjeve të zemrës.