Vdes personi i 5-të nga aksidenti në Bërnjak të Rahovecit
Ka ndërruar jetë edhe personi i pestë nga aksidenti i trafikut që ndodhi më 26 korrik në fshatin Bërnjak të Rahovecit.
RahoPress mëson se i ndjeri është S. L. nga Rahoveci.
Ai ishte në gjendje komatoze që prej ditës së aksidentit, ndërsa po atë ditë nga ky aksident në vend kishte vdekur edhe babai i tij.
Të vdekur në këtë aksident kanë mbetur edhe 3 persona të tjerë, ndërsa një mbetet i lënduar.