Vazhdon, në Kosovë, organizimi i garave sportive nga Serbia, paralajmërohet ndeshja Mokra Gora – Trepça
Ndonëse presidenti i FFK-së, Agim Ademi, po tenton në të gjithë mënyrat që të ndalojë aktivitetin ilegal të klubeve serbe në Kosovë, kjo nuk po i frikëson serbët.
Zyrtarisht është bërë e ditur nga klubi ilegal i futbollit Mokra Gora nga Zubin- Potoku, se më 17 gusht, do të luhet ndeshja e parë në kuadër të Ligës së Tretë të Serbisë në futboll.
“Në hapjen e kampionatit të ri, i cili fillon më 17 gusht, Mokra Gora mirëpret ekipin e Trepçës.
Mokra Gora – Trepça

Raundi i parë i Ligës Serbe – perëndim.
Stadiumi ‘Marakana e vogël’, shkruan mes të tjera në paralajmërimin e klubit serb.
Trepça takohet në Zubin Potok me Mokra Gorën, madje kjo e fundit e vlerëson si derbi i madh.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi për këtë punë i ka shkruar presidentit të FIFA-së, Gianni Infantinos dhe presidentit të UEFA-së, Aleksander Ceferin, duke i kërkuar që të ndërhyj në parandalimin e këtyre aktiviteteve ilegale. /Indeksonline/