75 Mall Live Search
13:15 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

Mourinho e sheh Atleticon pretendent për Champions League

Ish-trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho beson që Atletico Madrid ka shpenzuar shumë para këtë verë.

Atletico sezonin e kaluar përfundoi e dyta në tabelë, 11 pikë më pak se Barcelona dhe këtë sezon do të mundohen të fitojnë çdo titull.

“Atletico ka shpenzuar shumë, është e gatshme për të luftuar për Ligën e Kampionëve dhe La Ligën. Është e qartë se Barcelona dhe Reali do të shpenzojnë shumë para, sepse janë në nivel të lartë. Në vitet e fundit nuk ka harxhuar shumë para. Është koha për të thënë se jemi këtu për të treguar vetën dhe për të fituar”, deklaroi ai.