75 Mall Live Search
13:27 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

Një 18-vjeçar hedh BMW-në në lumë, dëshironte Jaguar për ditëlindje

Një djalosh 18- vjeçar nga India thuhet se e hodhi BMW-në e tij të re në një lumë pasi pranoi makinën gjermane si dhuratë për ditëlindjen e tij.

Njësia e lajmeve NDTV raporton se të riut iu dha BMW 3-Series i bardhë nga prindërit e tij si dhuratë për ditëlindje, por nuk ishte makina që ai dëshironte. Përkundrazi, ai kërkoi që prindërit e tij t’i dhuronin një Jaguar dhe, me sa duket, alternativa gjermane nuk ishte dëshira e tij.

Pamjet e shpërndara në internet në Indi shfaqin BMW-në ngadalë duke u fundosur në një lumë.

“Akash ishte i pakënaqur me babanë e tij për mos blerjen Jaguar” tha policia në një deklaratë. “Ai qëllimisht e hodhi automjetin luksoz BMw në lumë.”

Sipas një fshatari lokal, njerëzit u përpoqën të parandalojnë që BMW 3 të mos zhytet nga frika se dikush mund të ketë qenë brenda, por për fat të mirë, makina ishte bosh. /IndeksOnline/