75 Mall Live Search
17:35 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

Operacionet plastike kanë bërë që Kylie Jenner të duket më e vjetër, ani pse ka 22 vite

Kylie Jenner me 10 gusht festoi ditëlindjen e saj të 22-të dhe morri urime të ndryshme nga shumë miq e familjarë, shkruan Indeksonline.

Ajo njihet si një nga personalitetet më të ndjekura dhe më atraktive nëpër rrjetet sociale, kryesisht në Instagram.

Kylie është kritikuar nga fansat duke thënë se ajo si një 22 vjeçare po duket shumë më e vjetër kjo për shkak të operacioneve të shumta plastike që ka bërë ajo.

Vërehet dallim shumë i madh i Kylie Jenner mes vitesh, kur në vitin 2012 ajo duket krejtësisht ndryshe dhe natyrale, derisa sot ajo nuk njihet më nga ajo që ka qenë dikur si pasojë e operacioneve plastike që ka bërë.

Kujtojmë që ajo është në lidhje me reperin Travis Scott me të cilin kanë një vajzë. /Indeksonline/