75 Mall Live Search
23:12 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Shpëtohen 7 turistë në Durrës

Roja bregdetare kanë shpëtuar 7 turistë që rrezikonin të mbyteshin në ujërat e Detit Adriatik, në Durrës mbrëmjen e sotme.

Mjeti lundrues me të cilin udhëtonin ka pësuar avari dhe është dashur ndërhyrja e rojes bregdetare për t’i nxjerrë në breg.

Por fatmirësisht, burime te mediave shqiptare bëjnë me dije se përvec panikut, turistët nuk pësuan asnjë lëndim.