75 Mall Live Search
11:24 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

Nis ndërtimi i rrugës Xërxë – Sapniq – Ratkoc

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të enjten mori pjesë në nisjen e punimeve në rrugën Xërxë – Sapniq – Ratkoc, në Komunën e Rahovecit, investim i MIT.

Ministri Lekaj u shpreh i kënaqur që po nisnin punimet në një rrugë, e cila përveç që ndikon në zhvillimin e zonave rurale, është edhe lidhje kryesore e Gjakovës me Rahovecin dhe Prizrenin.  Ai shtoi se ky projekt dhe të tjerat, dëshmojnë përkushtimin e dikasterit që ai drejton, për t’i dhënë pamje tjetër mozaikut infrastrukturor, si në nivelin lokal, ashtu edhe atë nacional.

Rruga Xërxë – Sapniq – Ratkoc është e gjatë afër 10 kilometra , vlera e saj është afër 900 mijë euro, me shteg për çiklistë, trotuare dhe ndriçim publik.