Limaj pret në takimin lamtumirës ambasadorin O’Connell, ia konfirmon qëndrimin e Nismës për zgjedhje
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur në takimin lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë se Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Conell me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në vend.
Limaj ka thënë se e ka falënderuar dhe i ka shprehur mirënjohje për angazhimin e tij që ka pasur për këta vjet në vendin tonë.
“Përkushtimi dhe angazhimi i tij ka thelluar marrëdhëniet Kosovë- Britani dhe ambasadori si njohës i mirë i Kosovës, ka ndihmuar shumë në të gjitha proceset që ka kaluar vendi në konsolidimin e vazhdueshëm”, ka shkruar Limaj.
Më tej, Limaj ka thënë se ambasadorin britanik e ka njohur me qëndrimin e Nismës se në situatën e krijuar zgjidhja më e mirë është organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
Postimi i plotë i Limajt:
Prita në takimin lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Ruairi O’Connell, me të cilin biseduam për zhvillimet politike në vend.
Pasi që është në përmbyllje të mandatit të tij shfrytëzova rastin ta falënderoja dhe t’i shprehja mirënjohjen për angazhim të jashtëzakonshëm që ka pasur për këta vjet në vendin tonë.
Përkushtimi dhe angazhimi i tij ka thelluar marrëdhëniet Kosovë- Britani dhe ambasadori si njohës i mirë i Kosovës, ka ndihmuar shumë në të gjitha proceset që ka kaluar vendi në konsolidimin e vazhdueshëm.
Ambasadorin Britanik e njoha me qëndrimin e Nismës Socialdemokrate se në situatën e krijuar zgjidhja më e mirë është organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
Kosova është e bekuar që ka miq të tillë siç është Britania e Madhe.
FL