75 Mall Live Search
13:21 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Miqësia me aleatët perëndimorë ka për bazë sinqeritetin, jo servilizmin

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, iu ka përgjigjur akuzave se ka rrezikuar marrëdhëniet e Kosovës me aleatët perëndimorë, duke thënë se raportet tona me partnerët kanë për bazë sinqeritetin, jo servilizmin.

Haradinaj ka thënë se miqësia me aleatët perëndimorë, për mua dhe AAK-në është e përhershme dhe e shenjtë.

“Raportet tona me partnerët kanë për bazë sinqeritetin, jo servilizmin. Falë një marrëdhënie të këtillë, Kosovës iu besua krijimi i Ushtrisë, u ndalua copëtimi i Kosovës, u finalizua pronësia mbi Trepçën 100 % Kosovës, si edhe tema të tjera. Servilëve, udha e mbarë!”